Aktualitet

Elona Guri: Banorët e Durrësit meritojnë të jetojnë me mirëqenie. Më 25 prill merr fund propaganda boshe

Published

on

Drejtuesja e LSI-së në Durrës, Elona Guri thotë se ky qark por dhe mbarë Shqipëria presin me padurim të çlirohen nga qeverisja më e papërgjegjshme në 30 vitet e fundit, si sipas saj, që të nisim të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet e thjeshta. Nga ana tjetër, Guri nënvizon se më 25 prill do ti jepet fund propagandës boshe që solli varfëri dhe nis puna në shërbim të njerëzve të thjeshtë.

Postimi i plotë

Edhe 40 ditë nga FITORJA E MADHE!

Durrësi dhe mbarë Shqipëria presin me padurim të çlirohen nga qeverisja më e papërgjegjshme në 30 vitet e fundit dhe të nisim të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet e thjeshta.

Banorët e Durrësit meritojnë të jetojnë me dinjitet dhe mirëqenie.

Më 25 prill i jepet fund propagandës boshe që solli varfëri dhe nis puna në shërbim të njerëzve të thjeshtë.

Exit mobile version