Connect with us

Kulture

Elton mos u shqetëso, ka edhe me keq se ai Mozziku që të ka mërzitur ty!

Published

on

Mentor Kikia

 

E dëgjova shqetësimin e Elton Dedës lidhur me degjenerimin e muzikës, ose më saktë të ca llojeve të saj. Kam lexuar edhe shumë komente(punë e vështirë kjo, por unë e bëj për të kuptuar më shumë se kush është fajtori në shumë gjëra jo të mira në këtë vend). Po e shkruaj këtë reagim timin në formën e një “replike” më Eltonin. Elton, unë dëgjova shqetësimin tënd, por dëgjova, ose më saktë e shikova edhe atë këngën që thua ti. Parime gazetareska këto – quhet referoju të dyja anëve. Ti kë te drejtë!

 

Ajo, si shumë e shumë të tjera, nuk është këngë. Është i njëjti produkt. Një video me makina të shtrenjta, me ca vajza gjysmë lakuriq që spërdridhen, njëri që reciton ca vargje, që as ai vetë nuk ua di kuptimin, dhe kjo quhet këngë. Por në fund, ajo kënga e tij shikohët shumë më tepër se këngët e tua Elton. Eshtë për të ardhur keq, por është e vërtetë. Të thashë që lexova shumë komente që të japin të drejtë ty, dhe që shajnë këngën, këngëtarin, dhe ato çingijet që quhen balerina në rrjetet sociale.

 

Por, kur të gjithë e shajnë këtë këngë Elton, kush e shikoi pastaj në Yotube që ishin bërë më shumë se 4 milion? Kësaj pune nuk ke çi bën Elton, derisa këtu nuk ka një “drejtori këngësh”, për të vendosur se kush bën e kush jo. Jemi në demokraci, vend i lirë, ekonomi tregu dhe shitet ai mall që pëlqen konsumatori. Eshtë njësoj sikur të dalësh ti në pazar Elton, e të shesësh mjaltë me bidona. Dhe pranë teje, njëri që shet m…. me qyp. Ti i thua: Ik tutje se na qelbe vendin. Po çthua more, a e shikon radhën, të gjithë blejnë m… nuk ngopen, pse të iki?

 

Por e keqja nuk është vetëm kaq. Nuk shitet m…. vetëm në fushën tënde. Edhe në timen, shumë më tepër. Nëse unë bëj një lajm për krizën ekonomike apo për spitalet, sja ndjen njeriu. Po të shkruaj që ky këngëtari që thua ti, u kap mat me një dashnore të re, do të “çahet” rrjeti, sikurse thonë këta “youtubsat”. Pastaj të gjithë do ta shajnë edhe atë edhe dashnoren e radhës, mos u bëj xheloz. Nëse në një studio TV-je do të ftohet një mësuese e shquar, të flasë për shkollën, shikuesit do të ndërronin kanal. Ama, po të dalë njëra që flet për burrin e tretë, si e kapi, ku e kapi, ku i kalon pushimet, ça makine ka, sa Euro e bleu shtëpinë, e të tjera si këto, portalet dhe rrjeti do të “çahen” sërish Elton. Dhe në fund edhe këta do ti shajnë, mos u bëj merak.

 

Por m…. me shumicë shitet kudo Elton. Ke vënë re në zgjedhjet për deputetë? Dikur kishte shumë profesorë, mjekë, inxhinierë, ekonomisë. Por sa doli në pazar ai që shite m…., ikën këta. Vëri popullit përballë një profesor universiteti dhe një trafikant, kë do të votojnë? Trafikantin padyshim. Ka para ai, thonë, do të dalë ndonjë gjë edhe për ne. Profesori as morra s’ka. Pastaj e di çfarë ndodh? Të gjithë sulen e shajnë qeverinë, parlamentin, kryetarin e bashkisë, deputetët, ministrat. Shajnë e ikin, marrin rrugët, se ky vend nuk bëhet kurrë.