Connect with us

Aktualitet

EMRAT: Rama prezanton “kokat” e listave në 12 qarqe, Braçe ‘drejton’ Fierin, kryesocialisti sfidon veten: Unë do jem në “kufirin” e Durrësit, “senatorët” do të jenë në betejë!

Published

on

TIRANË– Kryesocialisti Edi Rama ka përcaktuar emrat e të gjithë personave që do të kryesojnë skuasdrat e Partisë Sociliste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vetë kryeministri ka bërë me dije se listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe, ndërsa vetë ka vendosur që të mos e ketë një vend të sigurtë në Durrës. Në krye të listës, kryesocialisti ka lënë ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi, ndërsa ka vendosur që të sfidojë veten në kufi. Po ashtu është vënë re fakti që në këo lista, Rama ka lënë në zonën e rrezikut figurat kryesore të Partisë Socialise, të cilët duke i cilësuar si ‘senatorë’ i kërkon në terren për të gjeneruar sa më shumë votues.

“KOKAT” E LISTAVE:

1.Edona Bilali, Shkodër (pedagoge)

2.Pranvera Resulaj, Vlorë, e mbështet gjithë biznesi. Ka qenë drejtore tatimesh

3.Greta Duraku, Kukës, ajo është një vajzë e angazhuar në sektorin privat, menaxhere dhe duke qenë se është paraqitur në platformë dhe performanca është pozitive, kemi bërë matje të opinionit, Greta do të jetë aty.

4. Eni Zake, Korçë. Administratore e Universitetit Fan Noli. (Thotë Amen). Përpjekje për të përputhur atë që dëshirojnë të kenë në skuadrën e PS.

5. Lavdrim Krashi, Dibër. Emigrant profesionist, që prej 1994 ka emigruar në Britani. I njohur dhe i respektuar. Shumë i përkushtuar, me një rrugëtim mbresëlënës që e ka çuar në nivelin e shërbëtorit publik. Ilustrim konkret i përpjekjes për ta çuar në nivel tjetër marrëdhënien tonë me emigrantët.

6. Hatixhe Konomi, Berat. Master në menaxhim në Francë, rrugëtim në sektorin e ndërmjetëm mes shtetit dhe privatit dhe një mesazh kuptimplotë për Beratin, ku kemi projekte në zhvillim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

7. Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, të dyja në Tiranë, i njeh gjithë Shqipëria. Dy gra që kanë arritur ti përçojnë komunitetit dashuri, janë të vyera për ne, jam krenar që tju japin mundësinë që gjyshërit dhe gjyshet të përfaqësohen nga një prej tyre. Mesazh i bindjes sime se mosha nuk sjell të renë, ka të reja e të rinj që mund të jenë 274 vjeç në mendje dhe të moshuar që janë 20-vjeçarë në mendje që tregon energjinë dhe pasionin për Shqipërinë.

8. Erion Braçe, Fier. Është domethënës portreti që shihni, s’ka nevojë për prezantim. Skuadra jonë zgjeron kufijtë e PS. Frymëmarrje përtej organizmit.

9. Evis Kushi, Elbasan, e njihni është ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ka bërë më të mirën në Kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar Elbasanin dhe jo vetëm. Është një nga surprizat më të mira.

10. Mirela Kumbaro, Gjirokastër, i dyti Çuçi.

11. Lindita Nikolla në Lezhë, unë besoj se në Kurbin, gratë janë e ardhmja.

12. Durrësi... një grua. Milva Ekonomi, durrsake dem babadem. Do e ngjisim në Krujë.