Aktualitet

Emri/ 27-vjeçari bie në prangat e policisë. Hyri në banesën e shtetases, e goditi me grushte dhe…

Published

on

Një 27-vjeçar nga Durrësi përfundoi në prangat e policisë, pasi tentoi të vidhte me dhunë një shtetase nën kërcënimin e thikës.

. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen nr.13 Plazh në Durrës, ku agresori është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira M.B., dhe pasi e goditi me grushte tentoi të vjedhë para.

Njoftimi i plotë

Tentoi të vidhte nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), në banesën e një shtetaseje, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i mprehtë (thikë).

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së informacionit se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një shtetas po tentonte të vidhte me dhunë, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë, ku bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i mprehtë (thikë).Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Exit mobile version