Astrologji

Ëndrrat që shihni dalin dhe keni një intuitë që s’ gabon kurrë, i përkisni kësaj shenje horoskopi

Published

on

Ata gëzohen kur të tjerët gëzohen dhe tmerrohen nëse dikujt i ndodh diçka e keqe. Kjo shenjë ka shumë imagjinatë. Personat e kësaj shenje kanë ëndrra parashikuese dhe janë persona me intuitë të jashtëzakonshme. Parandjenjat e tyre rrallë gabojnë, për mos të thënë kurrë. Shenja e Diellit, e Hënës ose Jupiterit në Peshq do t’ iu bënte “parashikues” të mirëfilltë. Nëse një person i shenjës së Peshqve ju thotë për një parandjenjë, mirë bëni ta dëgjoni sepse me shumë mundësi diçka ka perceptuar.

Kur një person i kësaj shenje ndjehet keq, ata kanë tendencën të jetojnë në imagjinatën e tyre dhe të refuzojnë totalisht të pranojnë fajin për diçka që mund të kenë bërë sepse për ta është e papranueshme që ta kenë gabim. Në momentin më të keq ata janë depresivë dhe manipulues dhe duan që gjithçka të shkojë siç dëshirojnë ata.

Në marrëdhënie ata dëshirojnë të japin shumë dhe janë dakord me atë që partneri mundëson. Kjo shenjë dëshiron të udhëhiqet nga partneri ose partnerja. Nuk e ka problem nëse të tjerët marrin vendime për ta. Në rastin më të mirë janë shumë romantik dhe të mbulojnë me dhurata, në rastin më të keq janë tërësisht të pandjeshëm dhe sillen keq. Sjellja agresive pasive është tipar kryesor i këtyre personave.

Profesionet perfekte për këta persona janë mësues joge, shërues shpirtëror, parashikues, regjisor, krijues filmash, aktorë, degustues vere, hipnotizues dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me okulten ose të fshehtën në tërësi.

Nëse punoni për një person të kësaj shenje bëni shumë kujdes. Këta persona kanë nevojë për besnikëri absolute, në të kundërt ata janë të gatshëm të të shkatërrojnë dhe nuk ndjehen aspak keq për këtë.

Exit mobile version