Aktualitet

Eno Bozdo kritikon Bashën: PD humbi dhe përgjegjësi kryesor është kryetari, kjo e sotmja është mbledhje e vonuar

Published

on

Koordinatori Kombëtar për Energjinë në PD, Eno Bozdo, ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha se e ka mbledhur shumë vonë Kryesinë e Partisë Demokratike.

Ai tha se kjo Kryesi duhej mbledhur më herët, para se të mblidhej grupi i deputetëve të ardhshëm, teksa shtoi se PD ka humbur dhe përgjegjësia kryesore është e kryetarit të partisë.

Gjithashtu Bozdo është shprehur se është kundër bojkotimit të parlamentit dhe mosnjohjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjesë nga fjala e Bozdos:

Ishte mbledhje e vonuar kryetar sepse tema e ditës, rendi i mbledhjes ka lidhje me qëndrimin tonë për masakrën elektorale besoj se minimalisht Kryesia duhej mbledhur më parë nga ato 500 faqe prova që të kishim një raport, për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht se unë nuk e di.

Unë s’kam patur zonë, por vetëm grupi i juristëve që është marrë me këtë gjë mund ti dijë. Besoj që do ishte e vlefshme të niste kështu. Para se të mblidhet grupi i deputetëve të ardhshëm, të mblidhej kryesia dhe të vihej në dispozicion kjo gjë dhe të diskutonim mbi provat e gjetura.

Nuk është hera e parë që s’mblidhet Kryesia. Edhe për vendimmarrje shumë të rëndësishme sic ka qenë çështja e hapjes 100% të listave, ka dalë një variant zyrtar i PD, minimalisht duhej bërë një takim me kryesinë .

Edhe për çështjen e koalicioneve, një qëndrim kryesia duhet ta mbante. Kryetarët e qarqeve, lista e deputeteve.

Ky do ishte funksionim më i mirë i Kryesisë nga ajo që pretendojmë.

Sa i përket masakrës elektorale, Rama ka bërë cdo gjë, krim, para për ta tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Këtë gjë e bëri në 2017, pavarësisht gafave tona. Sërish në 2021.

Fushata jonë do mundtë të ngrinte një valë zemërimi popullor që do mbulonin gropat që do krijonin blerja vjedhja. Kjo nuk u arrit dhe për këtë duhet të diskutojmë, pasi do jemi 12 vjet në opozitë.

Kjo parti duhet të bëjë më mirë se në këto 8 vite në mënyrë absolute,. Cfarë kemi bërë gabim, cfarë nuk eci. Ka vendime politike që na rezultuan totalisht të gabuara.

Po filluam ti fryjmë zjarrit të radikalizmit tonë, për mua masakër do të thotë rezultat i panjohur, zgjedhjet nuk njihen, parlamenti nuk njihet, hyrja bojkotohet për të mos thënë edhe më shumë. Unë nuk mundoj nëse është kjo rruga që duhet të ndjekim. Unë kam dyshime të forta personalisht. E kemi ndjekur dhe nuk na coi askund.

Nuk besoj se kemi fituar dhe ne duhet ta trajtojmë këtë gjë thellësisht në mënyrë kritike. Kjo është situatë reflektim të madh. Përgjegjësi kryesor është kryetari, nënkryetari, të gjithë ne sipas mundësisë që kanë patur për të punuar.

Nuk besoj se kemi qenë në pikë më kritike si parti në 4 vite. Duhet të kuptojmë me cfarë fenomenesh do ndeshemi, do na ikin njerëz nga struktura nëse nuk shohin besimin te ne. Kjo nis me një përulësi ndaj tjerëve. Nuk e ndryshojmë dot cfarë makinerie kemi përballë po nuk ndryshuam veten tonë, të mënyrës si bën politikë, kauzash që zgjedh si përfaqësohen njerëzish, rrymat brenda PD.

Ne duhet të kishim bërë shumë gjëra më shumë. Ndaj, analiza duhet të fillojë. Analiza më e mirë duhet të jetë konceptuale, ku dështuam, si mund të bëjmë aleat ndërkombëtarët.

Komunikimi ynë me shoqërinë është i cekët dhe i mangët. Na kanë vjedhur e masakruar do na cojë te mos i njihni zgjedhjet por grupi ynë nuk duhet më të braktisin kuvendin. Mendoj se të jetë një cast refleksioni se akuze.

Exit mobile version