Lajme

Epidemiologu suedez: Kush kalon Covid-19 krijon imunitet për 6 muaj, nuk sëmuret dy herë

Published

on

Sipas epidemiologut Suedez, dr. Anders Tengell të mbijetuarit nga koronavirusi mund të kenë imunitet kundër sëmundjes për gjashtë muaj me rradhë.

Tengell, ka qenë në krye të pandemisë dhe gjatë gjithë kohës nuk ka bërë asnjëherë thirrje për bllokim. Sipas tij nuk ka prova që njerëzit të infektohen dy herë. Nëse një i mbijetuar nga Covid-19 nuk zhvillon antitrupa të cilat e ndihmojnë në luftimin e virusit ,ai përsëri do të jetë i mbrojtur.

Provat e mbledhura tregojnë se antitrupat nuk janë lloji i vetëm i imunitetit kundër koronavirusit, dhe se qelizat T gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

“Rreziku i transmetimit të semundjes tek njerzit e tjerë është ndoshta shumë afër zeros. Prandaj, ne mendojmë se ju mund të takoni njerëz të tjerë, edhe nëse janë në një grup me rrezikshmëri të lartë. Ne nuk shohim raste kur njerzit sëmuren dy herë nga Covid-19”,  shprehet dr. Andres Tengell.

Pra përfundimi i këtij studimi të bërë është se nëse infektoheni me koronavirus jeni imun, edhe nëse nuk zhvilloni antitrupa.

Exit mobile version