
Gjatë natës së mbrëmshme përkeqësimi i motit ka shkaktuar disa probleme në disa zona të vendit tonë.
Shirat me dendësi kanë pushtuar një pjesë të madhe të rajonin qëndror, ndërsa erëra të fuqishme kanë përfshirë qytetin e Laçit.
Reshjet e shiut shoqëruar nga stuhi të forta kanë përfshirë dhe fshatin Shpërdhet të Kurbinit dhe Bushnesh të Krujës. Stuhia ka dëmtuar disa shtëpi banimi në çatitë e tyre, dhe shkulur pemë, dhe dëmtuar disa linja elektrike.
Në një video të publikuar nga Abc News, shfaqen disa pamje nga zona ku shihen pasojat e stuhisë së fortë, me pemë të rrëzuara dhe banesa të dëmtuara