Connect with us

HOROSKOPI

Eshte data 16 Korrik qe do ju sjelle surpriza/Astrologia Meri Gjini jep parashikimin per keto shenja

Published

on

Akrepi

Do jeni shumë nostalgjikë sot dhe kjo do ju bëjë të mërziteni në disa momente. Ju të dashuruarit mundohuni të mos izoloheni për asnjë moment sepse partneri do ju largohet pak nga pak dhe përgjithmonë. Ai do ketë vërtet nevojë për ngrohtësinë tuaj dhe për disa fjalë të ngrohta. Nëse jeni beqarë duhet t’i vini kapak së shkuarës për të përfituar nga mundësitë që jep e ardhmja. Në punë do i keni idetë të qarta, por pak mbështetje nga kolegët e besueshëm do ju nxitë të arrini edhe më shumë. Financat do dini si menaxhoni më shumë përkujdes dhe maturi.

Shigjetari

ADVERTISEMENT

Nën ndikimin e madh të planetëve sot do doni të lëvizni, të zbuloni gjëra të reja dhe të ndërmerrni sfida. Me pak fjalë do jetë një ditë shumë e veçantë. Nëse keni një lidhje do ndihen të lumtur pranë njëri-tjetrit. Do silleni mjaft mirë dhe nuk do ju mungojë aspak energjia për të provuar gjëra të reja. Nëse jeni beqarë nuk do keni dëshirë të dëgjoni thashethemet e të tjerëve dhe do ja shprehni ndjenjat dikujt. Në punë perspektivat do jenë të mira. Do jeni spontanë dhe shumë profesionistë në të njëjtën kohë. Me shpenzimet tregoni sa më shumë kujdes nëse nuk doni të mbeteni pa para nëpër xhepa.

Bricjapi

Sot duhet të mësoni të bëni zgjedhje. Marsi do ju nxitë të jeni më largpamës, por gjithsesi do ndiheni të pasigurt dhe mund të hezitoni. Nëse keni një lidhje mëngjesi dhe mesdita do jenë të mbushura me divergjenca të njëpasnjëshme, pjesa më ë madhe të shkaktuara nga disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Merrni në dorë frenat dhe vendosini pikat mbi ‘’i’’. Ju beqarët edhe do josheni nga dikush edhe nuk do doni ta humbisni lirinë. Do jeni të pavendosur. Në punë do ju ndihmojë një familjar për të kaluar disa vështirësi. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as katastrofike.

Ujori

Përfitoni nga talenti që keni në komunikim për t’u afruar me të tjerët sot. Nëse keni një lidhje do merrni një propozim shumë të rëndësishëm nga partneri të cilin do bëni mirë ta pranoni. Vetëm ashtu lidhja juaj do stabilizohet dhe do kaloni në një fazë tjetër. Nëse jeni beqarë shikojeni edhe njëherë personin që keni takuar së fundmi sepse ai ka me të vërtetë vlera të patjetërsueshme. Në punë do i zgjidhni që të gjitha pro blemet. Urani do ju bëjë edhe më të logjikshëm kështu që do hidhni hapa të rëndësishme. Në planin financiar vështirësitë do shtohen sepse do ju kërkohet të shlyeni të gjitha borxhet.

Peshqit

Gjatë kësaj dite duhet të ndryshoni patjetër sjelljen për të shmangur sa më shumë prob lemet. Nëse keni një lidhje dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Shprehni çdo gjë që mendoni pa dorashka madje bëni edhe ndonjë kritikë pa pasur frik se mos lindin pro bleme. Po e dëgjuat tjetrin dhe po e mbështetët ai do iu ofrojë botën. Ju beqarët do jeni inteligjentë dhe do e dini mirë se cilin person të joshni për të pasur një të ardhme të ndritur. Në punë do dini gjithmonë si të veproni dhe si të mbroni interesat tuaja. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe menaxhimin do e bëni me seriozitet të madh.