VLORË– Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij në Vlorë, shprehu falenderimet për të gjithë personat që tashmë nuk janë më pjesë e skuadrës.
Rama tha se të gjithë ata kanë dhënë kontribut të posaçëm në mandatin e dytë mirëpo kërkohet që të bëhet rifreskim në mënyrë që të përfshihen dhe persona të tjerë në lista.
DEKLARATA:
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Dosja.al
Së pari unë dua që të shpreh falenderimin për ata që nuk janë pjesë e skuadrës që do të bëjë ndeshjen drejtpërdrejt në fushë për 25 prillin, por që me shumë mirëkuptim, me shumë respekt për PS dhe mbi të gjitha me shumë përkushtim për qëllimin e përbashkët jo nuk kanë shprehur asnjë pakënaqësi por janë bashkuar me ne. Në të do të jenë bashkë me ne edhe deputetë që aktualisht vazhdojnë janë në Kuvendin e Shqipërisë, që nga Vilma, tek Vatja, Ed Leka, Andra. Kanë pasur kontribut të posaçëm në këto vite të mandatit të dytë. Arsyeja e rifreskimit lidhur me domosdoshmërinë për të përfshirë edhe të tjerë, për të dhënë një mesazh të qartë edhe për të tjerë që janë pjesë e PS së Vlorës që ne këtu jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë dhe secili e secila bëjnë detyrën sipas pozicionit dhe shtyjmë para një progres që në Vlorë është në sytë e të gjithve. Jemi të hapur edhe për të tjerë.