Connect with us

HOROSKOPI

Femra më ambicioze dhe karrieriste e Zodiakut!

Published

on

Thonë që dashuria kalon nga stomaku, por fatkeqësisht busulla e zemrës e humb shpeshherë sensin e orientin dhe askush nuk do të ndriçonte më mirë rrugën tuaj sesa yjet, sidomos nëse tundimi i radhës është një femër e shenjës së Bricjapit.

Por para se të arrini në zemrën e saj, keni disa punë për të bërë pasi ajo ka një personalitet të fortë që shpeshherë i tremb meshkujt, por jo vetëm.

Bricjapi ka një ambicie profesionale dhe vetëbesim që të kombinuar me karakteristikën e mësipërme mund të ju stepë në hapat që do të hidhni drejt saj. Nëse doni të joshni një femër të lindur nën shenjën e Bricjapit, së pari duhet të jeni TË VËRTETË, femrës Bricjap i nuk pëlqejnë gënjeshtrat, hiperbolizimet apo njerëzit ëndërrimtarë që nuk janë me këmbë në tokë, sikundër ajo.

Një femër Bricjap do që të ndihet rehat me partnerin e saj, kështu që jepini kohën e mjaftueshme për të vendosur nëse është e gatshme për të filluar këtë marrëdhënie. Është e kujdesshme në hapat që hedh dhe rrallëherë ndodh të bëjë zgjedhjet e gabuara.

Pëlqen meshkujt inteligjentë, prandaj sigurohuni që të keni diçka interesante për t’i thënë sa herë që jeni bashkë dhe jo thjesht të mësoni përmendësh gjërat që lexoni në Google. Femra Bricjap është e drejtpërdrejtë, e sinqertë, këmbëngulëse dhe urrej teknikat manipuluese.

Për të liria është e shtrenjtë, kështu që duhet ta respektoni atë dhe të mos i vendosni limite. Natyra e saj besnike, e dashur dhe e vërtetë e bën atë vërtetë të pazëvendësueshme, kështu që nëse ia fitoni zemrën mos e lini kurrë më të shkojë.