Connect with us

Politike

Ferdinand Xhaferraj: Bashkia Durrës punësime të paracaktuara dhe jotransparente

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike, në Durrës Ferdinand Xhaferraj, është shprehur në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook se punësimet që bashkia e Durrësit ka bërë ditët e fundit kanë qenë të paracaktuara dhe jotransparente. Sipas Xhaferraj, “ajo çka vihet re në këto procedura që bën Bashkia Durrës është kryerja e tyre në kundërshtim me ligjin, në mungesë totale të transparencës dhe paracaktimi klientelist apo militantesk i personave të cilët do të fitojnë këto pozicione pune.

 Postimi i plotë:

Bashkia Durrës ka shpallur më datë 06.11.2020, ora 17:46, në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” një pozicion për kategorinë e ulët Drejtuese dhe 3 pozicione për kategorinë Ekzekutive.

Ajo çka vihet re në këto procedura që bën Bashkia Durrës është kryerja e tyre në kundërshtim me ligjin, në mungesë totale të transparencës dhe paracaktimi klientelist apo militantesk i personave të cilët do të fitojnë këto pozicione pune.

Shpjegojmë përse:

  1. Bashkia ka bërë një shpallje për pozicion përgjegjës sektori, dy inspektorë dhe 1 specialist. Pra 3 kategori ekzekutive dhe një kategori e ulët drejtuese.

Shpallja është bërë me datë 06.11.2020 ndërsa data për konkurim është 04.12.2020, në kundërshtim kjo me VKM nr. 243, datë 18/03/2015, i ndryshuar “Për pranimin, levizjen paralele,periudhen e proves dhe emerimin ne kategorine ekzekutive” dhe VKM nr.242 date 18.03.2015, i ndryshuar “Per plotesimin e vendeve telira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese” e cila përcakton shprehimisht se :

  1. Shpallja e procedurës së pranimit botohet të paktën 35 (tridhjetëepesë) ditë kalendarike para datës së parashikuar për zhvillimin e konkurrimit.

Pra , ja një shkelje e afateve të ligjit nga administrata e Bashkisë Durrës, e cila afatin detyrues 35 ditor e ‘tkurr’ në afat 28 ditor, në shkelje flagrante të ligjit!

  1. Po për këto pozicione afati për dorëzimin e dokumentacionit për ngritje në detyrë dhe pranim në shërbim civil nga jashtë është data 23.11.2020. Po sipas legjislacionit në fuqi, duhen dy ditë për vlerësimin e kandidatëve, pa llogaritur që janë kualifikuar 20 të tillë në procedurën që po flasim.

Bashkia Durrës, duke qenë se ka paracaktuar se kush do futet në punë, e kush jo, nuk ka nevojë për verifikime, por brenda të nëjtës ditë, pra po me datë 23.11.2020 bën publikimin e listës së kandidatëve të kualifikuar për fazën e dytë.

  1. Shqyrtojmë pak listën tani, të cilën e keni bashkëlidhur.

Janë 20 emra, pa përcaktuar se kush konkuron për kë pozicion, për cilën shpallje! Një listë pa informacion fare, madje edhe me gabime, sepse shpallja nuk ka kategori të mesme drejtuese!

Të jetë mungesë vëmendje, paaftësi, apo mungesë transparence nga Bashkia Durrës?!

Kujtojmë se ka një procedurë të shpallur për kategori të ulët drejtuese, dhe aty nuk përmendet fare se kush nga këta persona konkuron për këtë pozicion!!

A janë pranim nga jashtë shërbimit civil, apo janë ngritje në detyrë?

E pastaj, Bashkia Durrës shqetësohet kur e quajmë jotransparente dhe të paaftë