Aktualitet

Fier/ Mehmetaj: Fatbardha Merkaj, Kryetare e Forumit të Gruas PS dhe drejtoreshë gjimnazi shpërndan ushqime për vota!

Published

on

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, akuzon Fatbardha Merkajn, Kryetare e Forumit të Gruas PS, njëkohësisht drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit së bashku me punonjës të bashkisë Fier, në vend se të ishin në krye të detyrës, janë mbledhur “kokë më kokë” në bagazhet e makinave në lagjen “Dautaj” duke shpërndarë ushqime.

Denoncimi i Mehmetajt

Kjo është mënyra e të bërit “fushatë” e rilindjes. ⬇️

Po ndodh sot në Gorishovë, ora 13:55:

Fatbardha Merkaj, Kryetare e Forumit të Gruas PS, njëkohësisht drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit së bashku me punonjës të bashkisë Fier, në vend se të ishin në krye të detyrës, janë mbledhur “kokë më kokë” në bagazhet e makinave në lagjen “Dautaj” duke shpërndarë ushqime.

Asnjë vjedhje, mashtrim apo ndonjë mënyrë tjetër rilindase nuk do i ndalë fierakët të votojnë të lirë e të zgjedhin të duhurit.

25 Prilli është afër dhe ndryshimi po vjen. Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, do ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë vendet Europiane.

Exit mobile version