Në Azinë qendrore respektivisht në Afganistan dhe Pakistan ndodhen disa fise shumë të lashte, të cilat kanë zgjuar interesimin e shumë shkencëtarëve. Këto fise jetojnë në Luginën Hunza dhe çka është më interesante, se këto fise në dallim nga fiset dhe popujt tjerë kanë lëkurë të bardhë. Ata gjithashtu kanë gjuhën e tyre dhe kulturë tjetër në dallim nga vendasit tjerë.
Shumë studime janë bërë për këto fise, dhe është ardhur në përfundim se ata janë popull Indo-Evropiane dhe e flasin gjuhën Dardike, që bën pjesë në trungun e gjuhëve Indo-Evropiane. Shkencëtarët në analizat e gjeneve të këtyre fiseve kanë ardhur në përfundim, se gjenet e tyre janë më të ngjashme me popujt e Ballkanit, se sa të rajonit. Fakti tjetër i nxjerrur nga këto studime thotë, që këto fise janë të ardhura në rajonin e Azisë qendrore dhe ata sot përbëjnë një numër më shumë se gjysmë milioni banorë. Ekzistojnë kryesisht tre fise në luginën e Hunza: Fisi i Burushit me 87.000 banorë, fisi i Kalashit me 6.000 banorë dhe fiset e Pamirëve me 350.000 banorë. Këto fise jetojnë rreth 2000 vite në rajon dhe kanë pësuar përzier me fiset tjera, por ato kanë mes veti të njëjtën kulturë dhe identitet. Të vjetrit e këtyre fiseve pretendojnë, se janë pasardhës të ushtrisë së Aleksandërit të Madh. Muzika, veshja, simbolet, tradita, gjuha e tjera janë shumë të ngjashme më kulturën Ilire dhe kulturën e Maqedonëve të lashtë. Për më shumë shikoni në vijim dy Videot nga ky studim të përkthyera në gjuhën shqipe.
Rainca.com/ M.I.