Connect with us

Uncategorized

Fjalët e para të Messit si futbollist i PSG-së: E vështirë gjithçka ndodhi javën e fundit, tani jam i lumtur

Published

on

Transferimi i shekullit! Lionel Mesi u prezantua te skuadra e PSG-së. 6 herë fituesi i “Topit të Artë” doli para mediave në sallën e konferencës për shtyp në stadiumin “Parc des Princes” dhe mes të tjerave tha:

“Gjithçka që më ka ndodhur javën e fundit, ishte e vështirë, e papritur, por në të njëjtën kohë, shumë e shpejtë. Ka shumë entuziazëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë duhet t’i kem asimiluar të gjitha këto ndjenja për një javë. Ne bëmë atë që mundëm.

Në Barcelonë, sapo u lançua njoftimi për shtyp, tifozët jashtë! Është çmenduri. Shpresoj se mund ta shijoj shumë këtë stadium dhe qytet. Dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm.

Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne e dimë se sa e vështirë është Liga e Kampionëve, edhe PSG-ja gjithashtu. Duke qenë shumë afër fitimit të tij, është gjithmonë e vështirë. Duhet një grup i bashkuar, i fortë. Edhe pak fat, sepse ky është një faktor përcaktues. Jo gjithmonë fiton më i miri.

Mendoj se po vij në një ekip të suksesshëm. Unë mund të ndihmoj skuadrën duke u përpjekur të jap maksimumin tim.

Ëndrra ime është të jem në gjendje të fitoj edhe njëherë Champions-in.”