Connect with us

Showbizz

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit, këngëtarja vesh fustanin e bardhë në arrati

Published

on

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është gjithmonë në qendër të mediave, që në momentin që theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Tashmë edhe pse në kërkim nga policia, ajo duket se po vijon jetën normalisht.

Më 14 shkurt, këngëtarja dhe partneri i saj Fisnik Syla i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin.

Sipas “Prive”, Fjolla ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur ta mbajë vetëm për vete e të mos e ndajë me publikun.

Kujtojmë se këngëtarja u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun.

Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.