
Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara. Gjatë një tentative parakalimi në vendin e quajtur “Dopaj” autovetura me targë AA856GH është përplasur me makinën me targë AB 053 BZ. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosur mbetën drejtuesit e automjeteve. Fatmirësisht të plagosurit jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje ka dokumentuar provat dhe po heton rrethanat e aksidentit me pasojë plagosjen e rëndë të drejtuesve të automjeteve.Tpz.al