Diaspora

Flet Kurti/ Pse u prishën marrëdhëniet me Ramën dhe ç’ndodh me rikthimin tim në qeveri

Published

on

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti është i bindur se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Çështja është se, si ai edhe partnerja e tij Vjosa Osmani që është kandidate për Presidente nuk kanë marrëdhënie të mira me qeverinë e Tiranës që ende drejtohet nga Edi Rama. I pyetur në debatin me gazetarë në RTV Dukagjini, Kurti tha se ajo që shkaktoi krisjen e marrëdhënieve me Ramën ishin idetë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Nga pikëpamja jonë, marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri duhet të jenë përtej qeverive e partive që shkojnë e vijnë. Me Ramën nuk kanë qenë marrëdhënie të këqija. Nuk kanë qenë të mira për shkak të ideve të shkëmbimit territorial që u shndërruan në projekt. Më pas mosmarrëveshjeve iu shtuan edhe më pas edhe ajo e Minishengenit” – tha Kurti që gjithsesi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në tri  fusha konkrete.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është që të kalojmë nga marrëveshjet në mekanizma konkrete. Vendet e BE janë shumë më të integruara se Shqipëria dhe Kosova. E para politika e jashtme, nuk e kemi komoditetin që Kosova dhe Shqipëria të kenë diferenca në politikën e jashtme.

E dyta është siguria dhe mbrojtja dhe e treta burimet dhe energjia. Në këto tre fusha duhet të kemi komisione të përbashkëta. Pastaj duhet të krijojmë zgjidhje edhe për probleme konkrete. Mbledhjet mes 2 qeverie duhet të kalojnë mes në mekanizma konkrete. Në mbledhje duhet të ketë raport llogaridhënës” – tha Kurti.

Po a është problem futja në zgjedhje e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

“Nuk e shoh që ta shohin problematike edhe Vetëvendosjen e Tiranës. Madje as Rama nuk besoj se e sheh si problem. Ajo i jep vlera demokracisë” – tha Kurti.tpz.al

Exit mobile version