Aktualitet

FOTO/ GJKKO lë në “arrest shtëpie” ish-zv.ministren, Rovena Voda del nga garazhi për të shmangur vëmendjen e mediave

Published

on

 

GJKKO ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila dyshohet se u ka marrë 2 mijë euro dy grave, me premtimin se do t’​i punësonte.

E njëjta masë sigurie është vendosur edhe për dy shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, të cilat dyshohet se i kanë dhënë nga një mijë euro secila ish-zv.ministres.

Rovena Voda hyri në gjykatë nga dera qendrore, por preferoi të dalë nga garazhi i gjykatës, duke shmangur kështu edhe vëmendjen e mediave.

Siç mund të shihet nga këto foto, automjeti i policisë e pret Rovena Vodën në ambientet e garazhit, nga ku del pak më vonë makina.

Exit mobile version