Connect with us

Showbizz

FOTO/ Kanë 30 vite diferencë por ngjajnë si motra, njihuni me nënë e bijë që kanë bërë “lëmsh” rrjetin

Published

on

Një grua nga Florida e SHBA-ve, ka rrëfyer për mediat vendase se atë dhe të ëmën, i ngatërrojnë shpesh me njëra-tjetrën, madje edhe partneri i saj në një moment ka “harruar” se kush është e dashura e tij.

Cher Hubsher, 30 vjeçe, e ka mamanë po kaq vite më të madhe, pra 60. Por edhe pse kanë një diferencë kaq të madhe në moshë, ngjashmëria mes tyre është për t’u pasur zili.

Mamaja e Cher, Dawn, ka treguar një episod mjaft interesant. Ajo ka rrëfyer se kur e bija kishte ditëlindjen, ata kishin ftuar dhe të dashurin e Cher, Jared. Ai në momentin që kishte hyrë në festë, e kishte ngatërruar të dashurën me mamanë e saj dhe kishte nisur të përqafonte atë.

“Mbaj mend kur Jared ishte i ftuar në festën e ditëlindjes së Cher. Ai nuk na njohu ne të dyjave dhe erdhi dhe më përqafoi mua, ndërsa Cher nuk e mbante dot të qeshurën nga ky episod”, u shpreh 60 vjeçarja.

Ndërsa Cher ka treguar reagimet e njerëzve kur e shikojnë atë me mamanë dhe mbi ngjashmërinë që kanë ato të dyja.

“Njerëzit mendojnë se ne jemi motra. Një herë shoqja ime, po fliste me mamanë duke menduar se isha unë. Isha 15-vjeçe kur njerëzit filluan të mendojmë se ne ngjanim shumë. Kur unë i them që mamaja është në të 60-at e saj nuk më besojnë, mendojnë se kjo është një shaka e imja”, tregon Cher.