Aktualitet

FOTO/ Katundi i Ri i përmbytur, banesat rrethohen nga uji, vëshirësohet qarkullimi i automjeteve dhe kalimtarëve

Published

on

Niveli i ujit në Katundin e Ri vijon të jetë i lartë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe të kalimtarëve.

DURRËS– Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qarkun e Durrësit, ku më të prekura janë fshati i Sukthit dhe Katundi i ri. Niveli i ujit në Katundin e Ri vijon të jetë i lartë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe të kalimtarëve.

Sipas banorëve afro 400 shtëpi të zonës vazhdojnë të jenë nën ujë si pasojë e shkarkimeve të liqeneve dhe rezervateve në lumin Erzen. Banorët janë shprehur se uji iu është futur brenda banesave. Situata nga përmbytjet ka qënë kritike në disa qytete të vendit, ku Durrësi dhe Shkodra vijojnë të kenë më shumë probleme.  D. al

 

 

Exit mobile version