Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Një muaj pas lindjes së djalit, Tuna befason me format e saja trupore

Published

on

Një muaj më parë, Tuna u bë kryefjalë e mediave pas lajmit të befasishëm se është bërë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja konfirmoi se kishte sjellë në jetë një djalë tjetër me Patris Berishën, me të cilin thuhet se tashmë janë ndarë.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna.

Ndërkohë, së fundmi ndërsa është bërë një muaj nga ardhja në jetë e Zenit, artistja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi me dy djemtë e saj. Por ajo që bie në sy janë dhe format trupore të saj.

Këngëtarja duket se ka arritur të rifitojë në një kohë fare të shkurtët peshën e dëshiruar.

“Një muaj më parë lindi dashuria e cila nuk pushon së rrituri …Gëzuar muajin e 1-rë të lindjes, Zen”, ka shkruar Tuna.