
Kreu i FRPD-së, njëkohësisht edhe drejtuesit politik i PD-së në disa zona të Tiranës, Belind Këlliçi ka vazhduar takimet e tij.
“Një takim fantastik me ekipin demokrat të Degës 13 në Kodër Mëzez, ku pata kënaqësinë të kishim të ftuar special Tobias Rüttershof, zyrtarin më të lartë të CDU-së gjermane në Shqipëri dhe njëherazi drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer.
Miku dhe bashkëpunëtori ynë Tobias iu drejtua të pranishmëve duke treguar momente kyçe nga puna e tij me PD dhe FRPD.
Të nderuar që kemi mbështetjen e pakursyer të tij, fondacionit që drejton dhe CDU-së.
Edhe 42 ditë nga fitorja e Shqipërisë më 25 prill”, shkruan Belind Këlliçi në faqen e tij në Facebook.