Lajme

(FOTO) Urimi i Flor Mumajesit për Arilenën tërheq vëmendjen e të gjithëve: Gëzuar dashuri!

Published

on

Sot është një ditë e rëndësishme për këngëtaren bukuroshe Arilena Ara. Ajo feston ditëlindjen. Edhe pse është vetëm 22 vjeçe, këngëtarja ka arritur t’i ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës, dhe kjo falë talentit të saj.

Në mes urimeve të shumta në këtë ditë të speciale për këngëtaren është dhe ai i Flor Mumajesit. Dyshja ka sjellë disa projekte muzikore, si ‘Nallane’ apo ‘Doja’, të cilat janë kthyer menjëherë në hite pas publikimit të tyre.

Së fundmi Ara ka festuar ditëlindjen dhe ai që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë urimi i Mumajesit.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, ka shkruar Flori krah fotos me Arilenën ku shfaqet duke e puthur në faqe. Ndonëse kjo pamje mund të shkaktojë mjaft kureshtje tek ndjekësit, Arilena dhe Flori kanë zgjedhur të mos shtojnë asnjë detaj tjetër.

Ky i fundit nuk ka nguruar ta tregojë vlerësimin që ka për Arilenën sa herë i jepet mundësia.

Exit mobile version