
Dëbora ka zbritur sërish në Tiranë. Mëngjesin e sotëm mali i Dajtit është zgjuar i zbardhur nga dëbora.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme bardhësia ka pushtuar malin e Dajtit, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në zonën tjetër të kryeqyetit.
Tirana dhe jo vetëm janë të pushtuara nga reshjet e dendura të shiut dotën e sotme dhe temperaturat e ulëta.
Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit, por pasdite, vlerat do të pësojnë një rënie të ndjeshme.
Sot vlerat ditore luhaten nga 1 në 12 gradë Celcius.