Drejtuesja politike e LSI në Durrës, kandidatja për deputete, Elona Guri është takuar ditën e sotme me disa qytetarë për të diskutuar rreth programit të LSI.
Teksa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Guri shprehet se ajo ditë do të jetë fitorja e madhe e Shqipërisë, duke theksuar faktin se LSI është forcë e pandalshme.