Nga Klotilda Harka/ Çdo vit që kalon ajo e feston si një vit të bekuar në jetën e saj, pasi është e bindur se Zoti e mban vërtet me hatër.
Nertila Kapaj i ka siguruar vetes luksin, mes jetës si fotomodele, aktore dhe bizneswomen.
Por çfarë ndodhi këtë herë në festën e ditëlindjes luksoze, gjatë së cilës për pak përfundoi në komisariat, të ftuarit që kishte në darkën luksoze dhe dhuratat me vlera të mëdha që mori ditën më të rëndësishme të saj, Nertila i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Festë ditëlindjeje sërish si në përralla. Shkoi gjithçka vaj duke qenë se jemi në situatë pandemie, apo ndodhi ndonjë incident?
Nertila Kapaj: Shkoi bukur sepse isha me njerëzit e mi më të dashur, por duke qenë periudhë pandemie, kemi pasur një bezdisje dhe një detyrim për mbyllje të festës në momentin më të bukur. Nuk e kishim parashikuar këtë situatë, edhe pse kishim marrë masa të forta, isha gati duke u shoqëruar për në komisariat pikërisht ditën e ditëlindjes. Gjithsesi, aq pak sa zgjati kaluam momente shumë të bukura.
Sa kushton një festë ditëlindje e jotja dhe sa ishte pak a shumë vlera e dhuratave që more këtë vit?
Nertila Kapaj: Për shpenzime jam vërtet një katastrofë, nuk di t’i llogaris dhe as të kufizohem. Por me të vërtetë kam bërë shumë shpenzime. Dhurata mora pafund dhe vlera shkon me shumë zero në fund.
Kush janë miqtë që fton çdo vit në festën tënde dhe ka mes tyre VIP-a, politikanë apo biznesmenë?
Nertila Kapaj: Në gëzimet e mia janë pa dyshim njerëzit e mi më të dashur dhe nëse janë njerëzit e mi më të dashur, do të thotë që për mua nuk ekziston epiteti VIP apo deputet.
Po një të dashur zemre, e kishe në krah këtë ditëlindje?
Nertila Kapaj: Po pra, të gjithë të ftuarit ishin të dashurit e mi të zemrës.
Vitet ikin, po ty të tremb fakti i kalimit të kohës dhe se mos humb freskinë, apo je e qetë ndaj kësaj frike që kanë zakonisht femrat?
Nertila Kapaj: Vitet ikin, por nuk e di, po më mban Zoti shumë me hatër më duket.
Shume qejf dhe luks, çfarë bën për t’i shtuar paratë nga viti në vit, duke qenë se je shumë e re?
Nertila Kapaj: Nuk di të bëj ndonjë gjë më të veçantë nga të tjerët për t’u dukur kaq luks.
Duke qenë se bën jetë si në përralla, mendon se shkakton inat dhe xhelozi te të tjerët dhe çfarë bën për ta injoruar energjinë negative të të tjerëve?
Nertila Kapaj: Edhe po të mos bëj asgjë në jetë, njerëzit gjithmonë do ta xhelozojnë një femër po të jetë pak e mirë ose e shkathët dhe aq më tepër në rastin tim, që xhelozojnë me të vërtetë shumë. Në fakt, do të bëhesha merak po të mos të xhelozonin. Për aq kohë sa jam qendra e vëmendjes së tyre, do të thotë “I’m doing right”.
Kur dikush të takon për herë të parë, të konsideron engjëll apo djall?
Nertila Kapaj: Kur më takojnë për herë të parë u dukem një engjëll dhe mendoj se u dukem gabim.
Të ka ndodhur që dikush ka dashur të të bëjë keq dhe si ke vepruar?
Nertila Kapaj: S’besoj se ka njeri në botë që të mos kenë dashur t’i bëjnë keq. Po duke qenë se Zoti me të vërtetë më ka mbajtur shumë me hatër, karma ka bërë gjithmonë punën e vet dhe unë rri shijoj jetën time gjithmonë dhe më mirë.
Në këtë kohë krize, mendon t’i ruash paratë për ditë më të vështira apo t‘i shpenzosh se ku i dihet?
Nertila Kapaj: Nuk mundem dot të kursej, edhe pse duhet ndonjëherë.