Këngëtarja Semi Jaupaj vendosi që ditën e djeshme të shijonte rrezet e diellit buzë pishinës së bashku me Sheila Haxhirajn. Artistja ishte veshur me rroba banjo të zeza dhe flokët i kishte lënë lëshuar.
Teksa po bisedonte, asaj i ndodhi një incident, pasi reçipetat i kishin lëvizur, duke i zbuluar gjoksin. Megjithatë, Jaupaj nuk e vuri re këtë detaj dhe vazhdoi të fliste me Haxhirajn.
Kjo nuk është hera e parë që Semit i del gjoksi para kamerave. Disa javë më parë, gjatë kohës që po nxitonte të bëhej gati për spektaklin e madh, asaj i doli gjoksi dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e kanë lënë këtë moment t’u shpëtojë nga duart. Shumë shpejt fotot e saj u bënë virale në rrjet.
Jaupaj po fliste me Sheilën për problemet e shëndetit mendor. Ajo zbuloi publikisht se vuan nga ankthi dhe se ka përdorur edhe ilaçe kur nuk ka arritur që të kontrollojë dot veten.
“Dua të mundohem të më kalojë një herë. Kështu e kam dhe në jetë, te pjesa që të thash e kam të vështirë të kërkoj ndihmë. Edhe te pjesa e ilaçeve, mundohem ta duroj sa më shumë, por kur e shoh që nuk e përballoj dot i drejtohem ilaçeve.
Jam vizituar dhe një psikiatër-psikologe më dha direkt ilaçe. Mu duk e tmerrshme, thashë ‘Unë ilaçe, të pi unë ilaçe?! S’ka shanse. E ke parasysh këtë idenë që ‘S’jam e çmendur!’.
Edhe gjeja gjëra në internet, se ka disa teknika, për shembull numëro deri në njëqind, thuaj gjithë gjërat që shikon, me këtë ngjyrë, atë ngjyrë, mendo gjëra të bukura, ca teknika që i kam lexuar… I kam provuar dhe në njëfarë periudhe më kanë ndihmuar, por pastaj u bë…
Kam qenë me Bojkenin duke shkuar për të marrë mamin se kishte qenë diku. Më ka kapur një krizë që nuk e kisha përjetuar më përpara. Mendoja se kisha kaluar kriza paniku, po ajo ishte e tmerrshme, më dukej sikur po vdisja.
thash bojkenit më ço në spital, sepse nuk mbushesha dot me frymë, isha mpirë e gjitha, më ishte tharë goja, isha mpirë në trup, isha totalisht e pafuqishme, isha si në gjendje të fikti, sytë më ishin bërë të zeza, nuk shihja.
Bojkeni s’e kuptoi se dolëm nga shtëpia ishim duke folur e qeshur mirë e bukur dhe ishte kjo gjëja ‘bap’ nga hiçi. Ishte momenti që erdhi babi dhe mami në makinë kur po kaloja këtë gjënë. Kisha gjetur disa kokrra bimore që ishin si qetësues dhe nuk ia kisha thënë atyre. Edhe mami im e ka vuajtur këtë gjë dhe nuk doja ta shqetësoja. Pastaj më pa që po kaloja këtë gjendjen dhe e di që nuk duhet t’i flasësh tjetrit në këtë gjendje”.
Gjatë kësaj jave, artistja ka pasur debate të forta me Ilir Shaqirin, të cilin e ka akuzuar edhe për shikime seksuale.