Aktualitet

‘Frenove 200 metra larg…’ / Ky është polici ‘jashtëtokësor’ nga Berati që e mat shpejtësinë me sy (VIDEO VIRALE)

Published

on

Një video e filmuar së fundmi është bërë virale në rrjetet sociale. Në të shihet se si një punonjës i Policisë Rrugore në linjën Berat-Poshnje në fshatin Otllak, ka ndaluar një të ri dhe e ka gjobitur atë me 12 mijë lekë të vjetra për shpejtësi tej normave të lejuara.

Pasi e ndaloi, polici fillon të plotësojë gjobën ndërsa shoferi e ka pyetur se për çfarë arsye po merr këtë masë administrative, ndërsa policia ia kthen duke i thënë se, edhe pse nuk kishte radar, shoferi ishte shpejt, më shpejt se sa 60 km/h që e lejon tabela në këtë aks rrugor.

Shpjegimi i policit për këtë masë administrative kishte të bënte me faktin se drejtuesi i makinës kur i është bërë shenja për të ndaluar, ka ndaluar 200 metra më larg, gjë që sipas policit nënkupton se i riu ka qenë me shpejtësi të lartë, tej normave të lejuara.

Ndërkohë, ky i fundit është justifikuar duke thënë se, arsyeja për këtë distancë të largët ishte sepse ai nuk ka dashur të frenojë fort për të konsumuar frenat.

Exit mobile version