Connect with us

Astrologji

Fundi i muajit po ju SHPËRBLEN…. Bëni gati ‘çantat’ Cilat shenja të zodiakut janë më me FAT”

Published

on

Dashi
Dielli në shenjën e luanit jua ka ndryshuar planet. Kjo mund të jetë një kohë shumë e mirë për të lënë pas modestinë dhe të tregoni vlerat që keni. Mungesa e konfidencës ju ka distancuar nga grupi dhe ju po vuani pasojat e të qenurit asocialë. Kthehuni tek vetja dhe tregohuni më bashkëpunues.
Demi
Ky është një muaj pozitiv për ju ndaj kapni çdo mundësi që ju jepet. Në dashuri po jetoni në qiellin e shtatë edhe pse tundoheni herë pas here nga persona që jua dinë pikat e dobëta. Familja pritet të shtohet dhe kjo është një periudhë e artë për ju. Financat janë të stabilizuara.
Binjakët
Mos kërkoni nga ata që nuk kanë përvojën tuaj në punën në grup. Dielli në luan po i jep një dozë pozitive situatave dhe është mirë të shijoni gëzimet e vogla që jua ngrohin zemrën. Me paratë mos luani se nuk i dihet.
Gaforrja
Ditë e kënaqshme për ata që duan të nisin një biznes. Guxoni dhe do shihni se keni hedhur hapin e duhur. Me shumë fat do jetë edhe raporti sentimental. Në sferën sociale jeni shumë i mirëpritur nga miqtë tuaj.
Luani
Tregohuni të kujdesshëm me fjalët që thoni dhe kujt ia thoni. Në dashuri po strukeni të trembur nga presioni i partnerit dhe po humbni shumë pikë. Një trashëgimi e largët do ju rregullojë shumë ngërçe ekonomike dhe sociale që keni patur deri tani. Kujdes një person i afërt po studion lëvizjet tuaja profesionale dhe pronësore.
Virgjëresha
Nëse jeni beqarë këtë javë shijoni kohën dhe mos u impenjoni shumë në projekte financiare se nuk është momenti. Në sferën personale duhet të jeni më vigjilentë me persona që ju japin sinjale pëlqimi. Rezervohuni në biseda ligjore, mund të gaboni pa kthim pas.
Peshorja
Një shtëpi e re apo një pronë mund të zotërohen lehtë nëse do dini të bëni lëvizjet e duhura. Miqtë presin që ju t
ë mbani qëndrim mbi një çështje të vjetër që i ka trazuar ujërat. Mësoni të ndryshoni kanal kur të tjerët duan të vjelin informacion nga ju.
Akrepi
Akrepë të dashur, ruani energji për fundin e kësaj periudhe të bukur se ju presin plane shumë aktive. Paratë nuk janë më prioriteti juaj, pasioni për të ushtruar profesione që dikur i kishit hobi po ju rrëmben vrrullshëm. Quajeni veten me fat pasi jeni të lakmuar ndër shenjat e tjera për pamjen e sofistikuar dhe delikatesën për të paraqitur gjithçka me etikë. Kontrata fitimprurëse dhe udhëtime misterioze vërtiten rreth jush.
Shigjetari
Tradhtia në çift ka rrëzuar muret e besim dhe lidhjes tuaj. Mos u trishtoni ky është shpërblimi i hidhur por i nevojshëm i yjeve për t’ju shpëtuar nga një lidhje toksike. Tregohuni taktikë dhe ruani diplomacinë për të mos humbur veten pas inatit dhe mërzisë.
Bricjapi
Studioni mirë logjikën e punëdhënësve tuaj dhe mos lini rast t’ju ikë nëse bëhet fjalë për një lëvizje fitimprurëse. Guxoni dhe synoni poste drejtuese se ky është momenti. Potenca juaj intuitive është arma me të cilën mund të largoni nga vetja çdo mendim negativ dhe të ecni përpara.
Ujori
Ëndrrat dhe fantazitë tuaja verore nuk ndalen. Keni çdo gjë për të provuar eksperienca të bukura duke mos menduar për shpenzimet. Ruani qetësinë kur emocionet janë më të forta se ju. Priten lëvizje profesionale, në favorin tuaj.
Peshqit
Ruani optimizmin dhe bëni kujdes me vijat e kuqe të alarmit nëse dikush ju tregon dhëmbët. Jeni peshq dhe shquheni për hapa të brishtë, ndaj mbështetuni tek një mik që ju flet hapur. Priten iniciativa të guximshme profesionale, si thikë me dy presa./lexo.al