Aktualitet

Furgoni bie në greminë/ Konfirmohen pesë viktima nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë

Published

on

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë pasdite në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Janë konfirmuar pesë viktima nga aksidenti tragjik, ku shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

Ka qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Mësohet se, është e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tri ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre.

Exit mobile version