
ITALI-Karabinierët në Poggibonsi kanë arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar shqiptar për drogë. Gjykata e Salentos, me kërkesë të Prokurorisë së Lecces, e kishte dënuar shqiptarin me dy vite e 6 muaj burg.
Ai akuzohet për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria drej Italisë. Sipas hetimeve shqiptari e ka kryer aktivitetin gjatë muajit dhjetor 2017. Nëpërmjet kanalit të Otrantos, ai e sillte drogën nga Shqipëria drejt Lecces.
Pas përgjimeve në banesë, shqiptarit iu vunë prangat dhe u transferuar në burgun Santo Spirito, ku duhet të vuaj edhe dënimin. I riu nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ishte përfshirë edhe herë të tjera, në veprimtari të paligjshme.
Marrë dhe përshtatur nga Centritalianews