Të përjetosh një ndarje nuk është një përvojë e këndshme, kështu që përpiquni t’i shmangni sa më shumë. Ndërkohë që arsyet se pse ne ndahemi janë objektive, ka ca pengesa të cilat mund të kapërcehen. Ja disa nga arsyet më të shpeshta se pse çiftet ndahen dhe çfarë duhet të bëni kur ndesheni me to.
1. Kur nuk kaloni kohë së bashku.
Të kaloni kohë së bashku është shumë e rëndësishme për marrëdhënien tuaj. Çiftet që e bëjnë këtë janë më të kënaqur në marrëdhëniet e tyre. Kjo sepse ata ndajnë përvoja që i afrojnë më shumë. Mungesa e komunikimit është një nga arsyet më kryesore të ndarjes.
2. Kur ‘mësoheni’ me partnerin tuaj
Mos e merrni kurrë partnerin tuaj për të mirëqënë. Duhet të ndiheni fatlumë që e keni edhe për gjërat më të vogla që ai bën për ju. Një studim zbuloi se njerëzit kanë shumë të ngjarë të ndahen me partnerin e tyre nëse fillojnë të ndihen të nënvlerësuar. E njëjta gjë vlen për cilësitë e tyre personale me të cilat jeni dashuruar. Vazhdoni t’i admironi për bukurinë, sensin e humorit apo mirësinë e tyre. Mos harroni ta vlerësoni vazhdimisht dhe vazhdoni ta tregoni dashurinë në maksimum.
3. Kur nuk respektoni kufinjtë e tij
Mund të ndodhë që në një marrëdhënie të shfaqet një “ne”. Bëhet e vështirë të bësh dallimin midis teje dhe partnerit. Ju gjithashtu mund të filloni t’i ngatërroni nevojat tuaja me nevojat e partnerit tuaj, duke hyrë në hapësirën e tyre personale. Mundohuni të respektoni kufijtë e partnerit tuaj. Gjithashtu, mos u ofendoni nëse nevojat e tyre nuk përputhen me tuajat. Ju jeni 2 persona të ndryshëm.
4. Kur shmangni konfliktet
Mund të duket sikur shmangia e konfliktit në të vërtetë ju ndihmon të mos e prishni marrëdhëniet tuaja. Por kjo nuk është e vërtetë. Nëse shmangni konfliktin, kjo do të thotë që ju po fshihni ndjenjat tuaja të vërteta dhe po injoroni nevojat tuaja. Por kjo nuk mund të vazhdojë tërë jetën. Partneri juaj nuk mund t’iu lexojë mendimet, kështu që ju duhet të flisni për çfarë ju shqetëson. Në këtë mënyrë, ju mund të rregulloni problemet tuaja përpara se të jetë vonë./d.net