
Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike është mbledhur këtë pasdite dhe ka hedhur shortin për renditjen e emrave të kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit.
Nga shorti i hedhur ka rezultuar se kryetari aktual i PD, Lulzim Basha, do të renditet i fundit në fletën e votimit.
Ndërkohë, lista do të kryesohet nga Fatbardh Kadilli, për të vijuar me Edith Harxhin dhe të tretin në listë Agron Shehajn. Hedhja e shortit është bërë në prani edhe të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.