Aktualitet

Garda e Republikës merr në ruajtje ambasadorin Soreca, zbardhet vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave

Published

on

Garda e Republikës do të marrë në ruajtje ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. Ky vendim u mor nga Këshilli i Ministrave. Mësohet se ky vendim u miratua pas propozimit të ministrit të Brendshme dhe është botuar ne Fletoren Zyrtare.

Po ashtu bëhet e ditur se Garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

VENDIMI I PLOTË:

VENDIM Nr. 375, datë 23.6.2021 PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja“d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:
a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:
a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën“a”, të pikës 1, të këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR Edi Rama

Exit mobile version