Aktualitet

Gazetari Myzyraj: Pres gjithçka nga Veliaj që ka dhunuar demokracinë e një qyteti, do marrim përgjigjet që duam

Published

on

Gazetari i Ora News Isa Myzyraj, ka folur në lidhje me përdorimin e forcës nga rojet e sigurisë së Erion Veliaj.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ai ka thënë se nuk ka asgjë presonale me Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke shtuar se ai po bënte punën dhe do vazhdojë të insistojë deri sa të marrë përgjigjet që shqetësojnë qytetarët e Tiranës.

Isa Myzyraj: Në fakt nuk është një gjë që nuk pritet nga Veliaj, Nuk ka lënë fjalor banal pa përdorur për qytetarët. Nuk jam i shokuar për fjalorin e Veliajt. Unë jam i dëmtuari i radhës pasi para meje kanë qenë edhe kolegët e tjerë.

Unë po bëj detyrën time dhe do i shkojë deri në fund. Unë jam i tmerruar nga veprimet që bën Veliaj. Ai ka dalë disa herë mbi ligjet, ai ka thyer një nga premtimet më të bujshme që nuk do të japë leje për ndërtimet. Jo, Kryeabashkiaku nuk ka pse frikësohet, ne s’kemi gjë personale me Erion Veliajn, kam marrëdhënie prefesionale me këdo që do të jetë në vend të tij.

Qytetarët duan përgjigje, nga vijnë këto para që ndërtohen pallate. Ne duam ta ndjekim se duam ta pyesim për disa tema që na shqetësojnë neve dhe qytetarëve. Ne do marrim përgjigjet që duam. Unë pres gjithçka nga ai që ka dhunuar demokracinë e një qyteti, nga një person që ka rrënuar historinë e qytetit, po I zihet fryma qytetarëve. Përballë çdo akti ne duhet të rezistojmë.

Exit mobile version