Connect with us

Aktualitet

Gazetari Sokol Balla: Në emër të popullit shqiptar, uroj Mbretëreshën për lindjen e anëtares së re të familjes!

Published

on

Pasi ka reduktuar, emisionin Real Story, nga katër ditë në një, Sokol Balla, ka fluturuar drejt Londrës dhe sapo ka vendosur këmbët në tokë, ka qenë burri më fatsjellës, sepse njëra prej nuseve të Mbretëreshës, ka lindur një vajzë.

Kjo lindje në fakt ka ndodhur në Kaliforni, aty ku jetojnë Harry dhe Meghan, por Sokoli, duke qenë pranë familjes Mbretërore, domethënë në aspektin territorial, është ndodhur në Londër dhe për këtë arsye, ka shkruar një urim shumë special.

Duke patur parasysh, edhe problemet që ka Ilir Meta në Shqipëri, i cili po shkarkohet nga Edi Rama dhe Kujtim Gjuzi, Sokol Balla përfitoi, duke i marrë borxh kompetencat Presidentit dhe i ushtroi ato, duke folur në emër të popullit shqiptar.

Në emër të popullit shqiptar, urime William dhe Kate, për vajzën e tyre dhe Mbretëreshës për anëtaren e re të familjes Mbretërore. Gëzuar nga Gordon Ramsey (restorant), me një hamburger “Hell’s Kitchen” dhe një birrë skoceze. Hail! Hail!“, shkruan Balla.

Ky ishte urimi që bëri Sokol Balla në emër të popullit shqiptar, por në fillim, për shkak të konsumit të birrës skoceze, siç e thekson në urim, ai ngatërroi prindërit e vajzës së sapolindur. Pra, vajzën e lindur nga Harry dhe Meghan, i’a faturoi William dhe Kate. Megjithatë, disa orë pas urimit, pasi ishte tretur birra, Balla e kuptoi lapsusin dhe i kaloi të porsalindurës, prindërit e saj të vërtetë.

Pas këtij incidenti jo të vogël diplomatiko-gazetaresk, zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi, lajmëroi Nikoll Lesin, që të shkruante në gazetën 30 vjeçare “Koha Jonë”, që kompetencat e Presidentit, pra urimet në emër të popullit shqiptar, janë ende të Presidentit Meta dhe ato nuk i merr dot as Zoti i madh që është lart, dhe jo më Sokol Balla.

Nikoll Lesi e priti me shumë indiferentizëm këtë porosi, duke kthyer këtë përgjigje: “Nuk kam kohë të merrem me gjëra kaq të rëndomta, sepse po paraqit tek gazeta 30 vjeçare, “Koha Jonë”, javën e kryeministrit Rama të mbushur plot e përplot me fotografi“.

Gjejmë rastin, t’ju komunikojmë, se vizita e Sokol Ballës në Britani edhe pse sapo zbriti ai, në oborrin mbretëror lindi një vajzë, nuk i afrohet fare, vizitës shumë interesante, të rrezikshme dhe plot adrenalinë, të Blendi Fevziut në thellësi të Afrikës.

PS. Ju lutemi, lexoni më poshtë në gjuhën ingleze, dy statuset e Sokol Ballës, atë me lapsus, por edhe atë pa lapsus.

/TPZ.al/Tej e Këtej/