Connect with us

Politike

Gazment Bardhi me studentët në Elbasan: Të rinjtë kanë në dorë ndryshimin, ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë

Published

on

Drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, u takua sot me studentë të degëve të ndryshme, të cilët duan ndryshimin e qeverisjes së vendit dhe përfaqësimin nga një qeveri e përgjegjshme.

Gjatë bashkëbisedimit, studentët ngritën shqetësime të përbashkëta për vështirësinë e shkollimit me tarifat e larta, mungesë për punësim apo projektim të së ardhmes.

 

Gazment Bardhi u shpjegoi të rinjve se PD ka bërë plan konkret për uljen e tarifave, mbulimin e shpenzimeve me bursa për ata studentë që vijnë nga familje në nevojë.

“Ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë çdo vit, që janë paradhoma e sigurtë drejt punësimit. Do të investojmë në teknologji e laboratore e do të stimulojmë sipërmarrjet e reja. Elbasani nuk ka të neserme nëse studentët mbijetojnë çdo ditë, drobiten dhe humbin shpresën. Ne do t’i shohim si potencialin më të madh për zhvillim, për daljen nga qendrimi vendnumëro. Ju keni në dorë të ardhmen tuaj në 24 Prill dhe të ardhmen e Shqipërisë duke votuar ndryshimin”, tha Gazment Bardhi.