Connect with us

Lajme

Gjejnë çantën me euro por fusin të telash pronarët. Ngjarja në Llogara.

Published

on

Mund të tallesh sa të duash, por ka ndodhur në Shqipëri.  Një familje turistësh shqiptarë në Llogara kanë gjetur një çantë me 115 mijë Eurosh dhe i kanë dorëzuar në Polici.

“Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore”.

Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas ukrainas.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, kanë nisur proçedimin penal për shtetasit S.M 62 vjeçe dhe P.K 57 vjeç, banues në Ukrainë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar.