Aktualitet

Gjekmarkaj shpërthen ndaj Gjiknurit: Duhet të ishit nën hetim nga SPAK, dhe jo duke bërë moral në studio

Published

on

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, pas hetimeve të kryera nga SPAK ka sjellë një debat të ashpër mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri.

Debati nisi kur Gjekmarkaj tha se Gjiknuri duhet të ishte në hetim nga SPAK dhe jo duke bërë moral.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla.

Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishe duke bërë moral këtu. Ju jeni një person që nuk mendoni me mendjen tuaj. Qeshni me komandë, qani me komandë, bëlbëzoni me komandë. Ju duhet të ishit në hetim dhe jo duke bërë moral në studio.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla. Ata votojnë dhe vlerësojnë. Më 25 prill populli do vlerësojë sërish. tpz.al

Exit mobile version