Connect with us

Aktualitet

Gjendet i vdekur polici në Pejë, ka dyshime se ka kryer vetëvrasje…

Published

on

Një polic është gjendur pa shenja jete në Pejë, përgjatë ditës së hënë në orën 16:20.

Bëhet me dije se personi në fjalë dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar ne lokacion”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka thënë se policia do ofrojë detaje të tjera, pas përfundimit të procedurave të nevojshme.