Connect with us

Bota

Gjermania dërgon tjetër anije ushtarake në Mesdhe, kjo është arsyeja

Published

on

Gjermania do të dërgojë një anije tjetër në Mesdhe gjatë fundjavës, duke iu bashkuar misionit të BE-së për të monitoruar mbarëvajtjen e embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara kundër Libisë.

Rreth 220 ushtarë do të jenë pjesë e ekuipazhit të anijes ushtarake “Berlin”, konfirmoi për një zëdhënës i marinës gjermane për mediat në vend. Ata do të monitorojnë anijet e mallrave që drejtohen për në Libi.

Rreth 250 ushtarë gjermanë morën pjesë në operacionin e paqes të Bashkimit Europian vitin e kaluar, për një periudhë kohore nga muaji gusht deri në dhjetor.

Operacioni i BE-së filloi në maj të vitit 2020 dhe synon të stabilizojë Libinë e shkatërruar nga lufta, si dhe të mbështesë procesin e paqes të drejtuar nga OKB.

Operacioni gjithashtu ka si objektiv parandalimin e kontrabandës së naftës.

Disa vendet e akuzuara për shkeljen e embargos janë: si Turqia, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.