Connect with us

Bota

Gjermania ia kthen ‘me të njëjtën monedhë’ Rusisë, dëbon nga vendi diplomatin rus

Published

on

Rusia dëboi disa diplomatë evropianë nga vendi, pasi akuzoheshin se ishin përfshirë në protestat pro opozitarit rus Alexey Navalny.

Gjermania bëri të ditur sot se dëboi një diplomat rus. Ajo ka shpallur si ‘persona non grata’  një diplomat rus. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme gjermane u theksua se një masë e tillë u mor si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të një diplomati gjerman javën e kaluar.

“Qeveria federale po reagon ndaj dëbimit të tre diplomatëve të BE nga Rusia. Ky vendim nuk ishte në asnjë mënyrë i justifikuar”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme gjermane.