Connect with us

Aktualitet

“Gjesti që zbuloi pilotin në varrimin e Caroline”, mikesha e familjes së 20-vjeçares: Si e kuptova që ai ishte vrasësi

Published

on

Një mikeshë e ngushtë e familjes së të ndjerës Caroline ka rrëfyer për mediat greke se e kishte kuptuar që Babis e kishte vrarë, pas një gjesti që bëri gjatë varrimit të saj.

Qëndrimi i tij në varrimin e bashkëshortes së tij më 14 maj në Alonissos, ngriti dyshime në komunitetin lokal, se vrasësi mund të ishte ai. Ajo që ngjalli dyshime se ai mund të ishte vrasësi, ishte se nuk i dha nderimet e fundit bashkëshortes së tij siç duhej.

“Gjatë gjithë ceremonisë ai nuk i afrua as dy metra arkivolit të Caroline. Ai gjithmonë rrinte larg saj dhe më bëri përshtypje që ai as nuk e shikonte. Të gjithë njerëzit që ishin brenda tempullit kaluan dhe i dhanë lamtumirën e fundit Caroline. Në këtë proces preket e vdekura dhe luten mbi të. Është imazhi i fundit. E megjithatë piloti nuk u afrua kurrë. Ai nuk i dha lamtumirën e fundit asaj, madje as nuk e preku. Ai nuk bëri asgjë që bënë të tjerët. Sapo shkova në shtëpi, i thashë familjes time se Babis e kishte vrarë Caroline”, është shprehur mikja e familjes me lot në sy.

Pasi u mor vesh se Caroline ishe vrarë, gjakftohtë Babis përqafoi të vjehrrën disa minuta para mbërritjes së tij në GADA. Susan, nëna e vajzës së vrarë dhe babai i saj, janë mbyllur në shtëpinë e tyre në Chora të ishullit, pas rrëfimit të 32-vjeçarit Babis para autoriteteve të policisë.