Connect with us

Aktualitet

Gjithë kohës në baltë, Veliaj fillon shtrimin e rrugës sapo hapet zyra elektorale e PS-së

Published

on

Asfalti dhe shtrimet e rrugës në kohë fushata janë një fenomen i rëndomtë në vendin tonë.

Këtë herë ka qenë bashkia e Tiranës me Erion Veliajn në krye, që ka nisur shtrimin e një rruge lagjeje vetëm sepse është hapur një zyrë PS-jë.

Rastin e sjell përmes një postimi në Facebook gazetari i Ora News, Isa Myzyraj i cili ka bërë edhe krahasimin e rrugëve me foto të të cilat i ka fotografuar më parë.

“Erion Veliaj “më paska shtruar” rrugën e lagjes! Duhet të jesh fiks politikan kaq i poshtër në shpirt e në mëndje si Erioni, dhe nuk do të mund të arrish nivelin e poshtërsisë së tij. Duhet të shohësh ëndrra po aq mizore sa sheh ai, dhe nuk do të mund ta poshtërosh një qytetar siç e poshtëron ai me vepra e me fjalë.

Duhet të jesh po aq injorant sa ai, dhe nuk do arrish ende ta kapësh nivelin e djallëzisë që ai e ka në shpirt e mëndje. Me datën 3 mars, bëra foto rrugëve të lagjes, në Tiranë, skandaloze, ulëritëse për “Kryeqytetin e të rinjve”, ironikisht po në atë rrugë, fiks aty, paskan sjellë shtabin e propagandës zgjedhore të PS, dhe sot paska nisur “shtrimi” i rrugës, për ti çuar militantët si zotni në zyrë në prag zgjedhjesh!” – shkruan Myzyraj.