Aktualitet

GJKKO e la në arrest me burg, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha

Published

on

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleida Hoxha. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KLGJ, vendimit të GJKKO e cila e la Hoxhën në burg.

“Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten Enkeleida Hoxha me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten Enkeleda Hoxha me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version