Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Published

on

Gjykata e Lartë gjen kompetente Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shqyrtimin e dosjes penale ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ky i fundit është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Ai kërkoi përmes avokatit që çështja penale ndaj tij t’i kalonte Gjykatës së Tiranës, duke argumentuar se nuk ishte më kompetencë e Gjykatës së Posaçme.

Sipas vendimit të shpallur në faqen zyrtare të institucionit të drejtësisë, dosja e Llallës është kompetencë e GJKKO, të ngritur me ligj të posaçëm për të gjykuar veprat penale që kryhen nga zyrtarët e lartë.

Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e konsideroi të drejtë akuzën e ngritur nga SPAK por ndërkohë i hoqi sekuestron mbi pasurinë. Pak ditë më vonë, SPAK-u sekuestroi pasuritë e ish-kryeprokurorit sipas ligjit.  Tpz.al

Exit mobile version