Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin, mjeku Prifti do të vazhdojë të jetë i pezulluar

Published

on

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për mjekun Edvin Prifti, i cili kërkoi që t’i hiqej pezullimi për ushtrimin e profesionit.

Në vendimin e sotëm, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke mos i dhënë të drejtën mjekut të futet në sallën e operacionit.

Kujtojmë që pak ditë më parë, po në Apel, Prifti fitoi të drejtën për të dhënë mësim në Universitet.

Mjeku Edvin Prifti u pezullua nga detyra, pasi në zyrën e tij dhe në banesë ju zbulua një shumë e madhe parash, duke ngritur kështu dyshimet për pastrim parash.

Ndërsa pak javë më parë, SPAK bllokoi pasuritë e tij, duke i sekuestruar shumën prej 51.4 milionë lekësh dhe 177 mijë euro.

Exit mobile version