Lajme

Gjykata le në burg kushëririn e gjykatësit Miri

Published

on

Kujtim Miri, kushëriri i gjykatësit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, është lënë në burg pasi akuzohet për veprën penale ‘Korrupsion aktiv’.

Miri dyshohet të ketë qenë sekseri i gjykatësit, ndërsa ky i fundit akuzohet se i ndryshoi veprën penale një të dënuari, nga ‘vrasje’ në plagosje të rëndë me dashje.

Siç është bërë e ditur dhe më herët Prokuroria e Përgjithshme e hetonte gjykatësin Shkëlqim Mirin prej gati një viti, me dyshimet se ishte korruptuar nga Gentian Doda në këmbim të lirisë.

Ndërkohë kujtojmë gjithashtu se para pak ditësh policia i gjeti në banesë gjykatësit një shumë parash prej 300 milionë lekësh.

Policia i gjeti gjyqtarit një shumë të konsiderueshme parash në banesë, plot 300 milionë lekë, shumë që ka habitur edhe vetë prokurorët, por hetimi për këtë rast nuk do mbetet me kaq. Të njëjtat burime thonë se të tjerë persona, edhe gjyqtarë mund të arrestohen. Gjatë kontrollit në banesë, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë”-njoftoi policia.

Exit mobile version