Connect with us

Aktualitet

Goditet grupi i kokainës në Elbasan, arrestohen tre persona

Published

on

Tre anëtarë të një grupi kriminal të shpërndarjes së kokainës në Elbasan janë arrestuar pas pesë muajsh hetime.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Gëzim Mane, 34 vjeç, Hekuran Halili , 44 vjeç dhe Simon Stefa, 54 vjeç.

Atyre u janë sekuestruar dy armë pistoletë, fishekë dhe lëndë narkotike kokainë në doza.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Goditet një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë.

Finalizohet pas 5 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

Operacioni nga DVP Elbasan dhe FNSH, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 4 aparate celular.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të grumbulluara gjatë hetimit 5-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, në bashkëpunim me FNSH dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u godit një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë, në qytetin e Elbasanit.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit:

1. M., 34 vjeç, H. H., 44 vjeç dhe S. S., 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.